Një aktivist i çështjes kombëtare, Remzi Baloku, në vitin 1959 kishte qepur 200 flamuj kombëtarë për 28 Nëntorin e atij viti.
Ai, bashkë me shokë, më pas i kishin vendosur nëpër Pejë dhe qytete tjera të Kosovës.
Në këtë aksion kishin shpërndarë edhe afishe.
Flamujt e qepur i vendosnin në shtëpi, në rrugë, e në shtylla elektrike, zakonisht gjatë natës.
Remzi Baloku, më 28 Nëntor 1959 thotë ta ketë themeluar edhe organizatën ilegale për bashkimin e trojeve shqiptare, e cila kishte 42 anëtarë të besueshëm.