Këto janë 3 kushtet e LDK-së për Albin Kurtin që mos të rrëzohet nga Qeveria

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë në prag të dhënies fund të ‘koalicionit të shpresës’, një përçarje e madhe ka ndodhur mes tyre që po dërgon në rrëzimin e Qeverisë Kurti.

LDK ka njoftuar se do të dal nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, krejt kjo me arsye se ata poshtëruan fillimisht ‘partinë Rugoviane’ duke shkelur marrëveshjen e koalicionit dhe shkarkuar Agim Veliun nga pozita e ministrit, jo vetëm kaq, ata po thonë se duan rrëzimin e Qeverisë Kurti për shkak të dëmtimit të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mos dëgjimin e kërkesave të amerikanëve.

Madje, LDK ka dorëzuar në Kuvend edhe mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti me më shumë se 44 nënshkrime nga deputetet e Kuvendit të Kosovës.

Por, nëse kryeministri Albin Kurti nuk e do rrëzimin nga pushteti dhe dëshiron që ‘koalicioni i shpresës’ të vazhdon akoma, kreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka propozuar LVV-së tri kushte të cilat duhet të plotësohen menjëherë.

1) Heqja plotë e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës,
2) Kthimi i Agim Veliut në pozitën e tij si ministër i Punëve të Brendshme,
3) Kërkim falje ndaj LDK dhe ndaj Agim Veliut nga kryeministri Albin Kurti për ‘këtë poshtërim’.

Pavarësisht këtyre kërkesave nga LDK-ja, kryeministri Albin Kurti ka vendosur që t’i injoron dhe të vazhdon punën e tij me Qeverinë e Kosovës.

Kurti dje hoqi pjesërisht taksën për lëndën e parë, gjë që u kritiku përsëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Radio Evropa e Lirë.

Nga zyrtarët e LVV kemi parë se këto kushte të LDK-së nuk do të plotësohen dhe ata janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje të reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu