Sipas të dhënave zyrtare të regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, në nga 80 komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqiptarët janë grup etnik shumicë thuajse në rreth 17 komuna, përcjell INA. Këto komuna janë kryesisht në pjesën perëndimore dhe verilindore të vendit.
1. Komuna e Zhelinës
2. Komuna e Likovës
3. Komuna e Bogovinës
4. Komuna e Haraçinës
5. Komuna e Sarajit
6. Komuna e Tearcës
7. Komuna e Vrapçishtit
8. Komuna e Tetovës
9. Komuna e Studeniçanit
10. Komuna e Gostivarit
11. Komuna e Bërvenicës
12. Komuna e Dibrës
13. Komuna e Çairit
14. Komuna e Strugës
15. Komuna e Kërçovës
16.Komuna e Çashkës
17.Komuna e Dollnenit
Këto të dhëna janë shpërndarë në rrjetet sociale nga faqe të ndryshme të internetit, por që të dhënat janë bazuar në regjistrimin e fundit të popullsisë të vitit 2021. Sipas Regjistrimit të Popullsisë 2021, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut numërojnë gjithsej 619,187 persona ose 29.52% e popullsisë së përgjithshme të regjistruar si rezident dhe jorezident./INA/










