“Prej nesër qytetarët e Tetovës, Kumanovës dhe Prilepit nuk do të mund të dalin nga shtëpitë pa pasur doreza me maska”.
Shkuam në barnatore të shohim se sa do tu kushtojë kjo masë qytetarëve. Për një maskë mbrojtëse e cila mund të përdoret vetëm katër orë, dhe dorezat për një përdorim, qytetarët duhet të shpenzojnë 30 denarë.
Për një person për maska dhe doreza një përdorimshe, që t’i ndërrojnë çdo katër orë na bie që të harxhojmë 100 denarë në ditë, ndërsa në muaj 3 mijë denarë.Por kjo masë patjetër duhet të respektohet dhe secili qytetarë të mund ta mbrojë veten e tij thotë drejtori i institutit të shëndetit publik Kumanovë.
“Kjo masë dhe masa e distancës fizike sociale janë shumë të rëndësishme për dy arsye, arsyeja e parë është të ndalohet përhapja e virusit, ndërsa e dyta është të kemi kontroll të infektuarve nëse do të respektohen këto masa do të jemi të suksesshëm”, tha Arif Latifi Drejtor i Insitutit të Shëndetit Publik Kumanovë.
Nga Qeveria thonë se nga nesër (e mërkurë) qytetarët që nuk kanë maskë mund ta mbulojnë fytyrën edhe me shall ose faculeta. Por nuk dhanë informacione shtesë se a lejohet që të përdoren mjete mbrojtëse të cilat nuk janë të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Personat që nuk do të respektojnë masën e qeverisë do të ketë edhe dënime me gjobë nga 1000-1500 denarë.
Ndërsa masa tjetër për tre qytetet është të reduktojnë daljet prej shtëpive të tyre, atë ta bëjnë vetëm në rast nevoje, gjegjësisht për shkak të shkuarjes në punë, si dhe daljes nga shtëpitë e tyre por vetëm të një anëtari për blerje të ushqimeve dhe barnave nga marketet dhe farmacitë. Kjo masë është propozuar nga komisioni për sëmundje ngjitëse.
Video:










