Arben Taravari I propozuari nga Aleanca për Shqiptarët për ministër të shëndetësisë, për revistën Fokus ka folur për punët e para që do t’i kryej si ministër.
”Do ta kthejmë sistemin të funksionojë. Pagesa sipas meritës do të largohet që nga fillimi. Planifikojmë të ketë pesë qendra rajonale siç është klinika ”8 shtatori”. Do të bëjmë revizion të të gjithë potencialit brenda në ministri dhe do të gjejmë gjërat që na duhen dhe që i kemi pa shfrytëzuara.”









