Këto janë reagimet e para të Rusisë dhe Amerikës për vrasjen e Ambasadorit

Pasi është qëlluar Ambasadori i Rusisë gjatë një ekspozite në një galeri në Ankara, kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia duke e dënuar aktin.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka konfirmuar se Karlov është qëlluar me armë dhe hospitalizuar duke shtuar se Rusia është në kontakt me autoritetet turke. Mediat kanë njoftuar se Putin është duke e stdujuar rastin.

Ndërkohë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar.

“Ne i dënojmë aktet e dhunës” ka thënë Zëdhënësi i State Departmentit John Kirby.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me të dhe familjen” thuhet në reagim.

Ndërkohë ambasadori nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur në spital.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu