KFOR-i intervenon në Mitrovicën e Jugut, kjo është arsyeja

KFOR-i dje në mëngjes është detyruar të intervenoj në Mitrovicën e Jugut. Saktësisht në fshatin Kaqanoll, pasi është gjetur një mjet i dyshimtë shpërthyes. Një mashkull ka raportuar se në fushë kishte vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu