Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka reaguar për herë të parë pas armëpushimit me Izraelin, duke thënë se vendi i tij “i dha një shuplakë në fytyrë Amerikës” dhe se SHBA “nuk arriti asgjë” në sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane.
Në një fjalim të regjistruar në video, Khamenei tha se presidenti amerikan Donald Trump “e ka ekzagjeruar atë që ndodhi”, ndërsa theksoi se “ata nuk arritën të bënin asgjë me ndikim të madh”.
“OBJEKTIVAT TONA BËRTHAMORE U GODITËN – DHE KY ËSHTË NJË VEPRIM QË MUND TË NDIQET PENALISHT NË GJYKATAT NDËRKOMBËTARE – POR ATA DËSHTUAN TË REALIZONIN NDONJË OBJEKTIV TË RËNDËSISHËM,” DEKLAROI AI.
Khamenei shtoi se SHBA “e ekzagjerojnë për të mbuluar të vërtetën dhe për ta mbajtur të fshehur”.
Sipas tij, Republika Islamike i është kundërpërgjigjur me sukses Shteteve të Bashkuara duke sulmuar bazën ajrore amerikane Al-Udeid në Katar – një nga qendrat më të rëndësishme amerikane në rajon – dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
“ATA QË EKZAGJERUAN NË RASTIN E PARË, TANI PËRPIQEN TË MINIMIZOJNË KËTË, DUKE PRETENDUAR SE NUK KA NDODHUR ASGJË, NDËRKOHË QË KA NDODHUR NJË INCIDENT MADHOR.”
Khamenei paralajmëroi se kapaciteti i Iranit për të goditur objektiva të rëndësishme amerikane në rajon është një fakt që “mund të përsëritet” në të ardhmen, nëse Irani ndjehet i kërcënuar.
Lidhur me Izraelin, ai deklaroi se vendi “është gjunjëzuar praktikisht dhe është shtypur nga goditjet e Republikës Islamike”.