“Kiara mbretëreshë”, Butrint Imeri e pranon, mbështet ish-të dashurën publikisht

Këngëtari Butrint Imeri ka shpallur publikisht mbështetjen e tij për banoren e shtëpisë më të madhe në Shqipëri BBV, Kiara Tito.

Nëpërmjet një Insta Story në Instagram, këngëtari ka treguar hapur mbëhstetjen e tij për ish të dashurën e tij, Kiarën.

Pas përfundimit të spektaklit mbrëmë, Butrint Imeri ka shpërndarë foton e ish partneres së tij duke i vendosur edhe një kurorë në kokë.

Gjatë spektaklit Kiara rrëmbeu edhe duartrokitjet e publikut pasi përpos reagimeve të të gjithë banorëve, ajo mbështeti Luizin duke thënë se shpreson për një version më të mirë të tij.

Ndërkohë që gjatë gjithë mbrëmjes ajo nuk u përfshi në debate të ashpra por zgjodhi vetëm të argumentojë në momente të caktuara.

Butrint Imeri dhe Kiara Tito kanë qenë në një marrëdhënie disa vite më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu