Kiara Tito shuan kureshtjen, tregon nëse do të hyjë në “Big Brother VIP”

Moderatorja e “Style Star”, Kiara Tito ka zbuluar se është e gatshme për të hyrë në “Big Brother Vip”. Në një intervistë që dha për “T7”, Kiara iu përgjigj pyetjes nëse ka marrë ftesë për t’u bërë pjesë e reality show-t. Kohët e fundit ajo është përfolur se ka marrë një ftesë nga produksioni.

“Për këtë vit? Jo s’është e vërtetë, akoma nuk e kam marrë. Nëse do ta merrja do, ndoshta po. Gjithmonë e gatshme për sfida.”, tha Kiara duke shtuar se nëse do të merrte një ftesë zyrtare do ta shqyrtonte seriozisht. Kujtojmë që Kiara sapo ka mbyllur sezonin e dytë të spektaklit të humorit, Style Star.

Edhe ky sezon rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm. Ndryshe nga sezoni i parë, këtë vit pati dhe konkurrentë djem, njëri prej të cilëve u shpall fitues. Choixx, konkurrenti nga Kosova triumfoi përballë 3 finalistëve të tjerë, Ingrid, Kleopatra dhe Elisjana.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu