Kiara Tito sjell pamje nga ‘Baby Shower’, momenti emocionues kur kuptoi se do të bëhet nënë e një vajze

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, konfirmuan ditën e djeshme (e mërkurë) se do të bëhen prindër për herë të parë. Këtë e zbuloi artisti shkodran me anë të një projekti të ri që solli të titulluar “Frymë”.

I njëjti në këngën e re ka përmbledhur të gjitha momentet, nga ai kur kuptoi se do të bëhet baba e deri te gjinia e foshnjës.

Ata kanë realizuar edhe një ‘Baby Shower’, ku zbuluan se do të mirëpresin një vajzë.

Kiara ndërkohë ka sjell një tjetër video, duke treguar pak më shumë nga festa me miqtë e familjen.

Si fillim, donim t’ju falënderonim për secilin prej jush për çdo urim”, nis postimi i Titos.

“Këto janë disa momente nga festa e gjinisë së bebit, falënderoj gjithashtu të gjithë ata që e bën të mundur këtë event dhe të gjithë të afërmit që ishin prezent”, theksoi mes tjerash 28 vjeçarja.

Dyshja u njohën në BBVA dhe po në atë format nisi lidhja e tyre e dashurisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu