Kim Jong Un adhurues i madh i kësaj skuadre Evropiane

Është zbuluar se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, është adhurues i flakët i skuadrës së Interit.

Një mik i ngushtë i diktatorit ka zbuluar për programin italian “Che Fuori Tempo Che Fa”, se Kim e do futbollin dhe se shpesh e ka shikuar Interin në “San Siro” gjatë ditëve të tij të rinisë, transmeton Express.

Senatori italian, Antonio Razzi, e ka konfirmuar se diktatori koreanoverior i kishte thënë atij gjatë një bisede private se e do klubin nga Serie A.

Kim Jong Un e do futbollin dhe njerëzit më kanë thënë se ai është adhurues i Interit. Ai madje ka qenë në San Siro për t’i parë ndeshjes e Interit drejtpërdrejt. Ai ka studiuar në Berne, dhe ka udhëtuar shpesh në San Siro, veçanërisht për ta shikuar Interin”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu