Kim Jong-un dërgon besnikun e tij në Korenë e Jugut, në krah të Mike Pence dhe babait të amerikanit që vrau

Kreu ceremonial i Koresë së Veriut do të shkojë në Korenë e Jugut këtë javë për Olimpiadën Dimërore, duke shënuar kështu vizitën e parë të një zyrtari shumë të lartë nga ky shtet në Korenë e Jugut, njofton BBC, përcjell Syri.net. Të dy Koretë do të marshojnë nën një flamur në ceremoninë e hapjes.

Edhe pse kjo sinjalizon një shkrirje të akujve ndërmjet dy Koreve, ekspertët thanë se se nuk gjasa të ketë ndonjë ndikim në ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut.

Zoti Kim do të shkojë në Jug për të tre ditë në krye të një delegacioni prej 22 personash.

Por, kush është Kim Yong-nam?

90-vjeçari Kim Yong-nam ka parë sundimin e tre udhëheqësve koreanoveriorë në karrierër e tij. Ai është kreu ceremonial i shtetit që merr letrat kredenciale nga diplomatët e huaj në Phenian. Si i tillë ai është zakonisht përgjegjësi për dërgimin e mesazheve të ngushëllimit apo urimit për liderët e vendeve të tjera. Ai ka qënë president i parlamentit të Koresë së Veriut, Kuvendit Suprem të Popullit që nga viti 1998.

Ndryshe nga lideri aktual Kim Jong-un, Kim Yong- nam ka udhëtuar jashtë shtetit për vizita zyrtare. Në gusht 2017 ai shkoi në Iran për të ndjekur ceremoninë e inagurimit të Presidentit Hssan Rpouhani për mandatin e tij të dytë në detyrë. Ai gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Soçi, Rusi, në 2014.

Kim thuhet të jetë ndjekës besnik i udhëheqjes së lartë.

Cila është domethënia e vizitës së tij?

Një zyrtar i paidentifikuar i Shtëpisë Blu presidenciale të Koresë së Jugut tha për BBC se ata besojnë se vizita e z. Kim reflekton një gatishmëri nga ana e Koresë së Veriut për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet Koreve dhe të demonstrojë sinqeritetin e Koresë së Veriut.

Seuli ka thënë se do të kërkojë bisedime të nivelit të lartë me delegacionin e Koresë së Veriut gjatë vizitës.

Pjesëmarrja e z.Kim në ceremoninë e hapjes do ta vendosë atë në shoqërinë e Zv.presidentit amerikan Mike Pence në kulmin e tensioneve me Uashingtonin lidhur me ambicjet bërthamore të Koresë së Veriut.

Po ashtu, Uashington Post ka njoftuar të dielën se edhe Fred Warmbier, djali i të cilit u burgos nga Koreja e Veriut dhe vdiq disa ditë pasi u kthye në SHBA, do të ndjekë ceremoninë e hapjes së Lojërave si një i ftuar i Zv.Presidentit amerikan Mike Pence./SYRI.NET


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu