Kim Jong-un detyron ushtarët e uritur të vjedhin dhe hanë misër

Ushtarët e uritur në Korenë e Veriut janë urdhëruar të vjedhin misër nga arat që të luftojnë urinë dhe të ruajnë fuqinë për të luftuar, pasi që “lufta është e pashmangshme”, shkruan e përditshmja angleze Telegraph duke iu referuar të përditshmes “Daily North Korea”.

Zyrtarët ushtarakë i kanë urdhëruar ushtarët, të lodhur pas trajnimit, të hanë misër nëpër fusha pasi që lufta është e pashmangshme, ka bërë të ditur një burim i paidentifikuar nga provinca Hamgong e Koresë së Veriut.

Ata madje kanë kërcënuar ushtarët duke u thënë: “nëse qëndroni të uritur edhe pse ju kemi urdhëruar të hani misër, do të ballafaqoheni me probleme të shumta”, ka shtuar burimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu