Kim Jong-un mund të lëshojë një raketë për të sulmuar Donald Trump gjatë vizitës në gadishull! Ja se si

Zyrtarët e lartë amerikane kanë ngritur shqetësime të mëdha se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të kryejë një test raketash në përpjekje për të sulmuar Donald Trump gjatë vizitës së tij në Japoni ose Korenë e Jugut.

Patrick Cronin, drejtor i lartë i Programit të Sigurisë së Azisë dhe Paqësorit, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një akt të pamatur nga shteti komunist

“Sfida më e madhe mund të jetë menaxhimi i një sulmi. Ne duhet të jemi të gatshëm për të papritura”, shtoi ai.

Adam Mount, një tjetër zyrtar i lartë amerikan, ka paralajmëruar se nuk do të ishte befasi që Koreja e Veriut të lëshonte një raketë gjatë vizitës të Presidentit amerikan”.
Ndërkohë Koreja e Veriut ka fajësuar për çdo konflikt administratën Trump, duke e quajtur atë një administratë “gangsterësh”.

“Realiteti tregon qartë se imperialistët amerikanë që sillen si gangstere janë ata që po e rëndojnë situatën e Gadishullit Korean dhe kërkojnë të ndezin një luftë bërthamore”, deklaroi televizioni shtetëror koreano-verior.

Kim Jong-un paralajmëroi javën e kaluar se arsenali i tij bërthamor është në “fazën përfundimtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu