Kim Kardashian zbulon flokët e saj natyralë

Kim Kardashian ka transformuar pamjen e saj shumë herë gjatë kalimit të viteve veçanërisht të flokëve të saj. Por North West ka filmuar një video në Tik-Tok që zbulon flokët e vërtetë të nënës së saj.

Nëntëvjeçarja postoi një video të dyshes nënë-bijë duke kënduar së bashku. Në klip 42-vjeçarja mund të shihet e ulur në shtratin e saj me pizhame me një pamje të freskët pa grim. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave ishin flokët e saj të shkurtra, të cilat dukeshin shumë ndryshe nga zakonisht.

Flokët e vërtetë të yllit televiziv pa paruke apo të stiluar dukeshin shumë më të hollë dhe më të thatë.

Shumë fansa reaguan ndaj pamjes së saj , ku shumë shprehën keqardhje për humbjen e flokëve të saj origjinalë. Megjithatë, ylli i Keeping Up With The Kardashians e ka pritur vitin 2023 me flokë në ngjyrë të zezë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu