Kim Mehmeti: Shqiptarin në Maqedoni e shkatërron vet shqiptari

Publicisti Kim Mehmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, u shpreh se shqiptarin në Maqedoni e shkatërron shqiptari.

Mehmeti tha se për gjendjen në të cilën jemi duhet të vajtojmë dhe jo të qeshemi.

“Na iku rinia, ajo rini nuk shkon vetëm për shkaqe ekonomike. Ajo rini do të shkoje në vende ku mund të realizohet ku çmohen vlerat, në një vend ku ka gjykatë, nëse e bën një krim do të përgjigjet sipas ligjit, jo sipas kryetarit të partisë. Edhe ne e humbim më të vlefshëm që kemi. Të rinjtë tanë që ikin janë ajo rinia më e shëndosh e cila nuk duron”, tha publicisti Kim Mehmeti.

Ai tha se 30 vite kanë kaluar të njëjtit ministra janë, të njëjti kryetar partie, të njëjtit deputete, të njëjtit kryetar.

Sipas tij, Maqedonia është shembull se si mund të ndërtojë shtet aleancat e hajdutëve.

Ky është shembull tipik, eksperimenton. Unë kam bindjen ndonjëherë se edhe bota eksperimenton se si do të duket një shtet me aleancë të dallaverexhive, të hajdutëve, të njerëzve që s’kanë turp. Shihni te ne është e turpshme të thoni se turpënohesh”, tha Kim Mehmeti.

Ai tha se tek ne burrni konsiderohet të mos tërhiqesh, edhe kur të thonë se je hajdut, ke bërë 1000 krime, edhe kur të thonë se sje i aftë ta çosh popullin përpara.

Mehmeti tha se të gjithë e dinë se në Maqedoni nuk mund të punësohesh si arsimtar si pastrues nëse atë nuk e lejon kryetari i komunës.

“Ndërsa kryetari i komunës është një ndër më të afërmit e kryetarit të partisë, ndërsa kryetari i partisë është cdo gjë që i takon partisë, ndërsa partisë këtu tek ne i takon populli”, deklaroi Mehmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu