Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta detare

Stërvitjet e përbashkëta mes marinës kineze dhe ruse në Detin e Kinës Lindore që fillojnë këtë javë priten të thellojnë më tej bashkëpunimin midis Moskës dhe Pekinit, sipas një njoftimi të autoriteteve kineze.

Stërvitjet do të mbahen në brigjet e provincës Zhejiang në jug të Shangait nga e mërkura deri të martën e ardhshme, sipas një njoftimi të shkurtër të postuar të hënën nga Komanda e Teatrit Lindor të Kinës të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

Kjo stërvitje e përbashkët ka për qëllim demonstrimin e vendosmërisë dhe aftësisë së të dy palëve për t’iu përgjigjur së bashku kërcënimeve të sigurisë detare dhe për të thelluar më tej partneritetin gjithëpërfshirës strategjik të epokës së re të koordinimit Kinë-Rusi”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu