Kina duket se është në kërkim të dëshpëruar për njerëz të kualifikuar dhe po ofron viza afatgjata për të joshur profesionistët.
Më të kërkuarit janë specialistët e teknologjisë, shkencëtarët dhe sipërmarrësit, raporton “BBC”.
Nga ana tjeër, qeveria kineze bën të ditur se të paktën 50 mijë të huaj do të përfitojnë nga ky program.
Aplikimet për vizat mund të bëhen online, ndërkohë që mësihët se bizat me shumë hyrje do të jenë të vlefshme për pesë deri në 10 vjet.
Me sa duket, qeveria kineze kërkon të mbledhë fitues të çmimit Nobel, atletë të suksesshëm olimpikë, drejtues të kolegjeve të famshme botërore të muzikës dhe arteve, drejtues institucionesh financiare, shkencëtarë dhe profesorë universitarë.










