Kina, stërvitje sëbashku me aleatin e vjetër të SHBA në Azi

Një stërvitje ushtarake e avionëve luftarakë midis Tajlandës dhe Kinës do të zhvillohet këtë muaj pas një ndërprerjeje dyvjeçare për shkak të pandemisë COVID-19, njoftoi të hënën Forcat Ajrore Tajlandeze.

Një ish-bazë ajrore e Shteteve të Bashkuara në Tajlandën verilindore, e cila ishte shtëpia e forcave amerikane gjatë Luftës së Vietnamit, u zgjodh për të pritur ngjarjen, raportoi Reuters.

Stërvitja “Falcon Strike” është mbajtur katër herë që nga viti 2015 dhe këtë herë do të zgjasë 11 ditë, duke filluar nga 14 gushti.

Agjencia britanike e lajmeve shton se Tajlanda është aleati më i vjetër i Amerikës në Azi, por marrëdhëniet mes dy vendeve u ndërlikuan në vitin 2014 pas një grusht shteti ushtarak.

Forcimi i marrëdhënieve

Ndërkohë, Tajlanda u përpoq të forconte marrëdhëniet me Kinën dhe bleu pajisje ushtarake nga Kina.

Tajlanda, një nga vendet më të pajisura në rajon, historikisht ka pasur gjithmonë pajisje amerikane dhe tani dëshiron të blejë avionë F-35 për të zëvendësuar modelet më të vjetra F-16.

Sipas një burimi të aviacionit ushtarak, i cili këmbënguli në anonimitet, Tajlanda nuk do të përdorë F-16 gjatë stërvitjeve me Kinën, në vend të kësaj të përdorë Saab JAS-39 të Suedisë dhe Alpha Jet Lite të Gjermanisë.

Nuk dihet se cilët avionë do të përdorë Kina, shtoi burimi. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu