Kinës nuk i mjafton toka, se shpejti me fabrikë në Hënë

Bota është shumë e vogël për ambiciet ekonomike kineze. Prandaj Pekini ka në plan krijimin e një zone ekonomike në Hënë, duke përfshirë edhe hapësirën mes Tokës dhe satelitit të saj, transmeton Gazeta Metro.

Agjencia Shtetërore Kineze për Hapësirën Ajrore dhe Teknologjinë ka parashtruar planin nisjen e ndërtimit të një zone të tillë duke nisur nga viti 2050.

Plani, që i përngjan filmave fantashkencë të Hollywood parashikon ngritjen e strukturave për industrinë në hapësirën midis Tokës dhe Hënës, por edhe mbi sipërfaqen e saj. Pekini synon të ketë një përfitim prej 10 triliardë dollarësh nga ky projekt. Për zhvillimin e kësaj hapësire, Kina po punon aktualisht për ndërtimin e teknologjisë që do të mundësojë transportin me kosto të ulët të njerëzve dhe mallrave në hapësirë. Teknologjia pritet të jetë gati deri në 2040’n.
Në Korrik, kompania private kineze iSpace testoi me sukses një raketë transportuese drejt orbitës që pritet t’i shërbejë këtij qëllimi. Ndërsa më 3 Janar, mbi sipërfaqen e Hënës u ul me sukses sonda kineze Çang’e 4 mbi sipërfaqen e Hënës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu