Kirurgët me kujdes i heqin 600 gozhdët nga stomaku, një nga një – duke përdorur magnetin (FOTO)

Kirurgët i hoqën rreth 600 gozhda hekuri nga stomaku i një burri, pasi ai i kishte gëlltitur ato, si pasojë e një zakoni të gëlltitjes së sendeve të çuditshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë familja e Pradip Kumar Dhali ata që konsultuan mjekët pasi u ankua për dhimbjen e barkut akut rreth dy muaj më parë.

Për habinë e tyre, një hetim me ultratinguj zbuloi se 48-vjeçari kishte një grumbull prej 600 gozhda hekuri të shtrirë në bark.

Ai u pranua në spital, ku pas dy ditëve të vëzhgimit, kirurgët përdorën një magnet për të hequr gozhdët nga stomaku i tij.

Për fat të mirë, asnjë prej gozhdëve të mprehtë nuk e ka shpuar barkun e tij. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu