Kisha Ortodokse Maqedonase thyen rregullat e orës policore, institucionet heshtin (FOTO)

Edhe pse nga qeveria dhe nga istitucionet përkatëse kishte shumë apele që të mos shkilen rregullat e ndalesës policore për festën e Pashkëve, një numër i madh i besimtarëve ortodoks, pas mesnate kanë vërshuar kishat dhe manastiret për të festuar pashkët, dhe sipas besimit të tyre ringjalljen e Jeuzu Krishtit.

Këto apele Kisha Ortodokse Maqedonase si duket nuk i ka marrë parasysh duke hapur dyert për besimtarët.

Vlen të ceket që nga e premtja pas orës 16.00 në Maqedoninë e Veriut në fuqi është ndalesa për lëvizje të qytetarëve, që i bie se të gjithë këtë që kanë shkuar atje kanë shkelur rregullat e orës policore.

In7 ka tentuar që të marrë prononcim nga policia apo nga prokuroria, të cilët ende nuk janë përgjigjur.

Gjatë ditës pritet të shihet se cili do të jetë veprimi i autoriteteve dhe a do të sanksionohen gjithë këta qytetarë të cilët kanë thyer rregullat e orës policore duke prezantuar në kishat.

FOTO:


1 Koment

  1. Shka kari Pi arestoni shqiptart pse se kan respektu ligjin
    Po kisha qe jan mledh kush pi denon ato
    Aaaa edhe ato shiptar qe jan polic ne at shtet jo fer rasjav karin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu