Kisha Ortodokse Maqedonase vazhdon me mosrespektimin e masave kundër koronavirusit

As respektimi i distancës prej dy metrave, as maska në fytyrë apo ndonjë faculetë, ashtu siç janë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, mund të shihen në liturgjinë e sotme, e cila është mbajtur në një Manastir në Strugë.

Madje në faqen e “Manastirit Bigorski” e tërë liturgjia është transmetuar live. Po ashtu edhe gjatë festës së Pashkëve u vërejtën të njëjta veprime.

Edhe pse atëherë arsyetimet ishin se bëhet fjalë vetëm për persona kishtar, ndërsa sot një gjë e tillë nuk mund të thuhet ngase nga pamjet mund të vërehen qytetarë të thjeshtë të cilët kanë ardhur për liturgjinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu