Mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije i Kishës Ortodokse Serbe e quajti Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, injorant pasi ky i fundit e shpalli të humbur ‘luftën’ me pushtetin malazez dhe kishës ortodokse kur tha se ‘de fakto dhe de jure’ kisha ortodkse malazeze ekziston edhe para pavarësisë së 2006’së.
“Nuk e kam parë, por ka dëgjuar. Me këtë Vucic tregoi se është një injorant i madh” tha mitropoliti Amfilohiije.
Vucic kishte thënë se kishte biseduar me presidentin e Malit të Zi, Milo Djukanovic, e kishte dëgjuar argumentet e caktuara dhe i kishte thënë mendimin e tij për projektligjin për lirinë e religjionit.
Vucic në televizionin serb Prva tha se kisha autoqefale de fakto e de jure ekziston që para vendosjes së pavarësisë së Malit të Zi më 2006’n. Sipas Vucic, këtë kishë e formuan në Cetinë në mënyrë të rregullt ligjore.
“Që të jetë gjithçka e tamam dhe e drejtë për pushtetin malazez, është një gjë nga e cila nuk mund të ikë, nuk mundeni pas njëqind vite udhëheqje dhe të drejte shfrytëzimi të pronës tani të thoni ‘ne tami kemi rregulla tjera’” tha Vucic duke i mbajtur anën pak Kishës Ortodokse Serbe.
Konflikti i kishës serbe dhe pushtetit malazez dolën pasi kisha serbe kundërshton projektligjin pasi në të parashihet që pronat e bashkësive fetare duhet të vërtetojnë pronësinë e objekteve fetare para njëqind viteve.
Mitropoliti Amfilohije jo për herë të parë tha se kjo trazirë sjell mallkimin e Shën Vasilit dhe Shën Pjetrit të Cetinës. Ai vazhdoi më tej me mallkimin kur tha se “Ka drejtësi të zotit dhe ligj të zotit ashtu sikur e kishte themeluar Shën Pjetri Cetinës”.
Siç u njoftua, shqyrtimi i ligjit në parlamentin malazez do të duhej të niste të enjten pas aprovimit të komisionit parlamentar në Mal të Zi.