Kishte dhimbje të tmerrshme në stomak, mjekët tronditën nga ajo që zbulojnë në stomakun e 16 vjeçarit

Kirurgë të tronditur kanë zbuluar në masë prej 1 kg dru dhe plastikë në stomakun e një djali 16-vjeçar.

Arjun Sah, nga India, kishte një varësi për të përtypur copëzat e plastikës dhe lëvozhgat e drurit.

Mjekët zbuluan varësinë e tij të çuditshme vetëm pasi ai shkoi në spital për shkak të dhimbjeve të tmerrshme në stomak.

I riu vuan nga sëmundja e Pica, një çrregullim i ngrënies ku të prekurit nga kjo sëmundje hanë rërë, pudër, gurë, bojë etj.

Sah menjëherë iu nënshtrua 2 ndërhyrjeve kirurgjikale dhe mjekët arritën që ti nxirrnin 300g të masës. Më pas u përball me një operacion të tretë për të hequr të gjithë masën në stomakun e tij,

Tani 16-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetsore dhe nëna e tij falenderoi mjekët për shpëtimin e jetës së djalit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu