Kjo është “bomba e merkatos”, Dybala largohet nga Juventus me 31 gusht

Një lajm i pabesueshmë dhe bombastik vjen nga Argjentina, në ditët e fundit të merkatos, ku në disa liga ende nuk është mbyllur.

Sipas gazetarit të gazetës argjentinase “Diario Ole”, Mauricio Hidalgo, Reali i Madridit raportohet se ka arritur marrëveshjen me Juventusin për blerjen e Paulo Dybala, brenda 31 gushtit.

Edhe pse nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar për këtë lajm, bëhet fjalë për një shifër të majme, prej 180 milionë eurosh për kartonin e argjentinasit, i cili do të kishte një pagë prej 16 mln euro neto në sezon, si dhe do të merrte numrin 7 të Cristiano Ronaldos.

Dybala është pjesë e Juventusit që nga viti 2015, dhe në 99 paraqitje ka shënuar 52 gola.

Ekipi i Realit po kërkon me ngulm një super yll për të rikthyer tifozët në stadium dhe ti gëzojë ata pasi nuk e kanë pritur mirë largimin e Ronaldos.

Ata tentuan edhe Hazard por në fund gjithçka u përmbys dhe ai vendosi të qëndrojë tek Chelsea.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu