Kjo është kulla 290 metra e lartë në Gjermani, që vizitohet nga 1 milionë njerëz brenda vitit: Ka edhe diçka të veçantë

Kulla e Olimpike është një magnet për vizitorët që ndodhet në Mynih të Gjermanisë. Që nga ndërtimi i saj e kanë vizituar më shumë se 35 milionë vizitorë.

Olympiapark në Mynih të Gjermanis, është një Park Olimpik i cili u ndërtua për Lojërat Olimpike Verore të vitit 1972. E vendosur në lagjen Oberwiesenfeld të Mynihut, parku vazhdon të shërbejë si një vend për ngjarje kulturore, sociale dhe fetare.

Zona Olimpike, përfshinë objektet sportive olimpike si Stadiumi Olimpik dhe Salla Olimpike me Kullën Olimpike. Gjithashtu në këtë zonë janë Qendra ujore dhe salla e ngjarjeve Olimpike.
Fshati Olimpik, që përfshin dy fshatra. Parku ndodhet në rrethin Milbertshofen-Am Hart afër selisë së BMW Group dhe rrokaqiellit ‘Uptown’ të O2.

Kulla Olimpike ka një lartësi të përgjithshme prej 291 metra dhe peshë rreth 52.500 ton, ndërsa në një lartësi prej 190 metra ekziston një platformë vëzhgimi, si dhe një muze i vogël me gurë, ku vizitorët mund të shohin edhe bukuritë e qytet e jo vetëm. Që nga hapja e saj Kulla ka regjistruar mbi 35 milion vizitorë.

E veçanta është se në kullë ka një ashensor mirëmbajtjeje të Deutsche Telekom me një shpejtësi 4 m/s, si dhe dy ashensorë vizitorësh me shpejtësi 7 m/ s të cilat kanë një kapacitet prej rreth 30 personash për kabinë. Koha e udhëtimit nga toka në platformën e vëzhgimit në lartësi 190 metra është rreth 30 sekonda.

Një turist i cili kishte pasur sulm paniku gjatë rrugës për në majën e kullës, ishte detyruar që të zbriste në këmbë, ku kishte bërë 1230 hapa në total. Kulla Olimpike brenda vitit tërheqë afër 1 milionë njerëz turistë. Më poshtë keni video nga rruga për në Kullë Olimpike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu