Kjo është lista e 50 shqiptarëve më të famshëm në botë (FOTO)

Ata ia kanë dalë të fitojnë një emër në Shqipëri e rajon. Më pas ia kanë dalë që nëpërmjet këtij emri të përcjellin vlerat e kombit tonë në mbarë botën. Në të gjitha kohërat ka pasur shumë shqiptarë që kanë shërbyer si ambasadorë të kulturës dhe vlerave shqiptare në botë. Dhe në këtë kohë, ja cilët janë shqiptarët fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë.

1. Nënë Tereza

Jo vetëm që është shqiptarja më e famshme, por është edhe shqiptarja me të cilën Shqipëria krenohet.

2. Robert De Niro, aktor

Natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij në Rai 1, se origjinën e ka të përzierë mes Siçilisë dhe Shqipëri.Tani shqiptarët do ti shikojnë me më shumë interes filmat e tij.

3. Ismail Kadare – shkrimtar

Shkrimtari me famë tashmë botërore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”

4. Inva Mula – soprano

Sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila përfaqëson denjësisht vendin tonë në skenat botërore.

5. Ana Oxa – këngëtare, Itali

Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja.

6. Sandra Bullock, aktore SHBA

Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare.

6. Sandra Bullock, aktore SHBA

Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare.

8. Ferid Murati

Nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane, Ferid Murati, fitoi çmimin “Nobel” në mjekësi në vitin 1998.

9. Behgjet Pacolli

Ish-President i Republikës së Kosovës. Ai është një prej nënshkruesve të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në 2008.

Është president dhe CEO i Mabetex Group, kompani konstruksioni dhe inxhinieri civile me qendër në Zvicër. Pacolli është kryetar i partisë Aleanca Kosova e Re. Pacolli njihet dhe si rindërtuesi i Kremlinit, një nga 7 mrekullitë e botës, i Astanase, kryeqytetit modern të Kazakistanit, producent muzikor, shpëtues pengjesh dhe aktivist humanitar. Mendohet se është shqiptari më i pasur në botë.

10. Eliza Dushku – aktore, SHBA

Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu