Kjo është mënyra më e mirë për zgjerimin e këpucëve të ngushta

Shpeshherë femrat përballen me problemin e këpucëve të ngushta, të cilat ua lëndojnë këmbët dhe i bëjnë të mos ndjehen rehat.
Një problem i tillë zakonisht shfaqet kur blejnë këpucë të reja.

Por, ekziston një mënyrë për ta tejkaluar edhe këtë problem, varësisht nga materiali i këpucëve që keni.

E tëra që duhet të bëni është të merrni dy qese plastike, të cilat mund të mbyllen. Një të katërtat e tyre i mbushni me ujë.

I vendosni në këpucë, e këpucët në pjesën për ngrirje të frigoriferit.

Kur të ngrihet uji, i nxirrni këpucët nga frigoriferi, e më pas e lini akullin që të shkrihet. I nxirrni qeset dhe këpucët i thani me tharëse flokësh.

Kjo mënyrë është e shkëlqyer për këpucë nga lëkura dhe mund t’i zgjerojë ato për një numër të tërë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu