Bujar Osmani është zëdhënës i partisë dhe zëvendëskryeministër për eurointegrime në Republikën e Maqedonisë, nga radhët e BDI-së.
Më parë ai ka qenë ministër i shëndetësisë ndërsa në të njëjtën kohë ka ushtruar edhe profesionin duke punuar në klinikat e Shkupit, në repartin e kirurgjisë.
Pasuria e Osmanit llogaritet si më poshtë:
-Shtëpi me oborr, me hapësirë prej 400 metër katrorë në Shkup për të cilën Osmani ka shkruar se është pasuri nga prindërit, e blerë me marrëveshje për shit-blerje në vitin 2012.
Këtë pasuri Osmani e ka deklaruar se kushton 11 milionë denarë apo në kundërvlerë me euro: 178.861 euro.
-Veturë Audi A6 e vitit 2004 e blerë në vitin 2013 që kap vlerën prej 5853 euro apo 360.000 denarë.
-Veturë Opel Corsa e vitit 2004 e blerë në vitin 2017 nga partnerja e Osmanit. Vlera e kësaj veture është 2926 euro apo 180.000 denarë.
-Rroga e partneres së Osmanit 25.000 denarë në muaj.










