Kjo është porosia e fotografisë të cilën e postoi Zeqirja Ibrahimi me Mexhitin dhe Osmanin

Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës pjesë e koalicionit VLEN ka publikuar një fotografi të bërë 23 vite më parë ku shihet afërsia e shoqëria e tij me dy kandidatët për komunën e Çairit për këto zgjedhje lokale, transmeton InfoShqip.

Ai ka shkruar edhe një porosi mbi foto:

“As dashuria ndaj dikujt e as urrejtja për dikë nuk janë të përhershme…

Të përhershme janë vetëm veprat e mira, të cilat na krijojnë kënaqësi neve sot dhe vlerësohen nga pasardhësit tanë nesër.

Se sa janë relative marrëdhëniet ndërnjerëzore flet kjo foto e bërë në dasmën time para fiks 23 vjetëve” – ka shkruar Ibrahimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu