Kjo është rruga nëpër të cilën kalon mëngjesi i mbretëreshës Elizabeth

Pamje të rralla dhe mahnitëse janë ato të filmuara brenda Buckingham Palace,që zbulojnë rrugën e gjatë që ndjek ushqimi nga kuzhina në dhomën ku e konsumon mbretëresha Elizabeth, kryesisht vaktin e mëngjesit.

Siç shihet në videon e postuar në llogarinë e familjes mbretërore të Twitter, stafi i kuzhinës bën rrugën drejt Mbretëreshës përmes një sërë dhomash dhe korridoresh në pallat. Shërbëtori largohet nga kuzhina e gjerë përpara se të ngjitet dy kate me ashensor deri në katin e parë.

Nga atje, tabaka-mbajtësi lundron nëpër dyert me zbukurime, përpara se të bëjë rrugën e gjatë përmes disa dyerve në korridorin që duket sikur s’ka fund dhe më pas mbërrin në dhomën me vizatime kineze.

Llogaria e familjes mbretërore shkruan: “Shumë prej ashensorëve në Pallatin mbretëror janë të vjetër dhe jopraktikë dhe këtu stafi aktualisht po lundron nga kuzhina në Dhomën e Vizatimeve kineze të Pallatit”.

“Rruga do të jetë më praktike dhe efikase kur të instalohen ashensorët e rinj”, thanë ata, duke iu referuar rinovimit që po zhvillohet në pallat. Buckingham Palace po përjeton një renovim “urgjent” prej 369 milionë funtesh, i cili do të zgjasë dhjetë vjet.

Rikonstruksioni, i cili pritet të përfundojë deri në vitin 2027, përshkruhet si “thelbësor” dhe me “kosto efektive”, ndaj do të përfshijë zëvendësimin e kaldajave, miljeve të kabllove, tubave dhe telave elektrikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu