Kjo është shtëpia ku lindi Zoran Zaev (FOTO)

Kryeministri Zoran Zaev është nga fshati Murtino i Strumicës. Fshat shumë i vogël që shumica e banorëve nuk jetojnë aty por janë shpërngulur në qytetin e Strumicës ose në Shkup.

Në një reportazh të përgatitur nga emagazin janë edhe fotografitë e shtëpisë dhe lagjes së familjes Zaev.

Bashkëfshatarët e kryeministrit janë ndjerë të habitur se pse një medium është interesuar për një shtëpi të mbyllur për muaj me radhë.

Përndryshe, Murtino njihet si fshat i vogël ku banorët merren me bujqësi e që problem të madh e kanë importin e mallrave brenda Maqedonisë dhe jashtë.


Në hyrjen e fshatit shihet tabela e cila është e mbuluar nga afishet e Nikolla Gruevskit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu