Kjo javë është java e fundit që pritet të jetë vendimtare për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Maqedonisë.
Jozyrtarisht flitet për ditën e enjte kur të thirret Parlamenti për vazhdimin e seancës konstituive, pasi ajo u la përgjysmë gati dy muaj më parë, kur dhe u verifikuan vetëm mandatet e 120 deputetëve të rinj për përbërjen parlamentare 2017-2021.
Aktualisht, kryesuesi i seancës është ish-kryeparlamentari nga radhët e VMRO-së, Trajko Veljanosvki, i cili duhet të thërras seancën në bazë të iniciativës së deputetëve të partive politike, përcjell “Koha”.