Kjo shoqëri primitive po i magjeps shkencëtarët, aty fshihet sekreti që zbulon të ardhmen e parasë!

E ardhmja e parasë

Njerëzit në ishullin e vogël të Paqësorit të Yap kanë ruajtur një kulturë të lashtë përgjatë shekujsh dhe ndryshimesh. Dhe në një pasdite kohët e fundit, Cyprian Mugunbey mori djalin e tij për të parë një copë të vjetër të pasurisë familjare.

“Kjo pjesë guri që përdorej si para iu dha gjyshit tënd, babait tim. Ai ndërtoi një shtëpi për disa njerëz. Ka qindra gurë të tillë përreth gjithë vendit. Tashmë ata janë një formë e lashtë e monedhës.”

Ja si shprehet Theodore Rutun, Zëdhënësi i Legjislacionit të Shtetit Yap:

Familja ime ka ruajtur disa gurë që përdoreshin si para. Kështu, shekuj më parë, udhëtarët filluan të udhëtonin në një ishull fqinj rreth 300 milje larg, në kërkim të diçkaje të rrallë. Ajo çfarë sollen u bë një formë pasurie e cila i ka magjepsur dijetarët, për shkak se funksionon pa fatura, apo banka, apo pa nevojën e asgjëje tjetër që mund të mendosh kur bëhet fjalë për paranë.

Çfarë ndryshimi do të bënte nëse guri ishte jashtë shtëpisë sime, apo në fund të Paqësorit? Nuk ikën askund. Dhe kështu ti krijon idenë se ai të cilit i përkasin paratë është që të gjithë e dinë që i përkasin atij. Paraja është një histori e përbashkët se kush zotëron çfarë.

Sistemi i lashtë i Yap dhe paratë dixhitale në llogarinë tënde, funksionojnë për shkak se ajo që ti ke lidhet me atë se kush je ti.

Por ka një ndryshim të madh, në atë që mund të bëjë paranë e Yap-it një model që parashikon të ardhmen. Banorët e Yap e mbanin mend se kush i zotëronte këta gurë pa pasur nevojë për ndonjë ndërmjetës, siç është banka, apo qeveria, apo një kompani që të regjistrojë këto gjëra. Kur jeton në një fshat të vogël, të gjithë njerëzit e dinë historinë. Nga vjen guri? Sa herë është këmbyer? Sa më shumë njerëz ta dinë, aq më i sigurtë është.

Dhe, në thelb, është pikërisht kjo ideja që mbështet disa nga format më të reja të parasë digjitale që po shfaqen tani, si Bitcoin. Në një farë kuptimi, Bitcoin është një rikthim tek ky koncept i hershëm i mbajtjes së të dhënave kolektive, të kujtesës kolektive.

Bitcoin u shfaq menjëherë pasi një krizë monstruoze shkundi besimin e botës në sitemin tonë të tanishëm bankar.

Në vitin 2009, një programues anonim, ose një grup i tillë, lançoi atë që u shfaq si një sistem alternativ, i bazuar në parimet të cilat një anarkist do t’i donte. Pa asnjë qeveri apo ndërmjetësues bankar, sistemi i lëshon paratë e veta dhe verifikon transaksionet duke përdorur një rrjet të fuqishëm kompjuterësh. Ata në thelb morën funksionin thelbësor të shoqërisë Yap dhe më pas e automatizuan atë. Në vend të bankës dhe sistemit bankar, ti ke një copë software i cili të ofron diçka e cila duket si një llogari bankare. Ashtu si me paratë fizike, nuk ke nevojë për ID apo një adresë fizike për të përdorur Bitcoin.

Dhe sikurse paraja, sapo të shpenzosh Bitcoin, ti nuk ke më para. Kështu duke pasur në botën virtuale gjëra që nuk mund t’i kopjoni, kjo në të vërtetë e bën botën virtuale më shumë si bota e zakonshme.

Dhe njerëzit që besojnë në teknologji kanë blerë shumë Bitcoin.

Tetë vite pasi u lançua, rrjeti vlente më shumë se 25 miliardë dollarë. Siguria e asaj pasurie është e garantuar, duke vendosur të gjithë listën e se kush zotëron çfarë në një rrjet kompjuterësh në vend të një banke qëndrore.

Dhe këta kompjuterë në të njëjtën kohë ndjekin dhe përditësojnë çdo transaksion Bitcoin-i në botë. Ata grupojnë së bashku transaksionin që ndodh rreth të njëjtës kohë në ato që i quajnë “blloqe”. Dhe më pas këto blloqe lidhen së bashku, që është edhe arsyeja se përse shpesh dëgjoni se teknologjia e Bitcoin quhet “blockchain” (zinxhiri i blloqeve). Ti mund ta mendosh një zinxhir të tillë si një version global, digjital, të automatizuar të traditës gojore që gjurmon se kush i zotëron gurët në ishullin Yap. Në thelb, një zinxhir blloqesh është thjeshtë një libër regjistrimesh univerale i teknologjisë së lartë.

Vetëm përpiqu për një moment të nxjerrësh nga portofoli yt një kartmonedhë dhe të përfytyrosh të gjithë historikun e saj deri në momentin që kam mbërritur në dorën tënde, pra që nga prodhimi deri tek të gjitha shkëmbimet derisa ka ardhur tek ty, kjo është pra, blockchain, dhe kjo është arsyeja përse bitcoin është i etur për infrastrukturë kompjuterike, sepse i nevojitet për të kryer përllogaritjet dhe ruajtjen e historikut të çdo transaksioni.

Ekziston një libër llogarie i çdo transaksioni Bitcoin-i. Dhe për shkak se rrjeti krijon dhe kontrollon këtë libër llogarish, nuk është i nevojshëm një autoritet qëndror. Por kjo gjithashtu do të thotë se është e vështirë të gjesh dikë për t’iu drejtuar në rast se transaksioni nuk shkon siç duhet.

Nëse veproj në një komunitet në të cilin paraja është plotësisht anonime, dhe ku unë mund të mashtrohem mbetet puna ime që të zgjidh problemin. Nuk ka arbitër. Apo jo?

Por, herët apo vonë, gjyshja jote do ta shtypë atë butonin e gabuar në një email dhe të gjitha paratë e saj do të transferohen diku në Evropën Lindore.

Pra çfarë do të thotë kjo për paratë e ardhshme? Karakteristika më anarkiste të Bitcoin-it , si afro-anonimiteti dhe mungesa e kontrollit qëndror, sugjerojnë që është një lëvizje e gjatë që të zëvendësosh paratë në llogari. Por personat që studiojnë teknologjinë që fuqizon Bitcoin-in thonë se zinxhirët e blloqeve kanë gjasa të ndryshojnë mënyrën me të cilën bota bën biznes.

Në 2027 do të jetë në çdo vend. Ata do të përshkojnë çdo gjë që do të bëjmë. Shumë nga programuesit që punojnë këtu me Joe Lubin po vënë bast për një të ardhme në të cilën zinxhirët e blloqeve do ta bëjnë atë të tillë në mënyrë që gjëra të tilla të komplikuara dhe plot dokumente si hapja e një llogarie, apo marrjame qera e një prone, apo marrja e një kredie që zakonisht merr ditë ose javë, të bëhen menjëherë.

Nëse je duke tregtuar një pjesë toke për para, mbase, nuk ka arsye përse të mos qartësohet dhe vendoset në momentin e transaksionit. Në vendet ku sistemi financiar tashmë punon siç duhet, kjo do të thotë se bankat mund të bëhen pak më të thjeshta, të lira, e të vështira për t’u hakuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu