Klopp: Çmenduri të eliminohej Gjermania, i bëmë Portugalisë çfarë s’ia ka bërë ekip

Gjermania barazoi 2-2 me Hungarinë, por ishte dy herë në disavantazh dhe rrezikoi të eliminohej që në grupe në EURO 2020. Gjithsesi tre herë kampionët e Europës ia dolën të barazojnë.

Jurgen Klopp, në një intervistë për “Bild” ka thënë: “Të eliminohej Gjermani në grupe do të ishte një çmenduri. Kemi luajtur mirë kundër Francës, Portugalinë e kemi dominuar, gjë që vështirë ia ka bërë ndonjë kundërshtar në vitet e fundit. Vuajtëm kundër Hungarisë, kjo është e vërtetë, por nuk ndodhi gjë tjetër.

Ndonjëherë ndeshje të tilla të duhen dhe tani jemi gati për ndeshjen e së martës”. Gjermania do të përballet me Anglinë në fazën e 1/8-ve në EURO 2020.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu