Klopp: Goli na mbanë në jetë, por vetë ia dhuruam Real Madridit fitoren

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur pas humbjes nga Real Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampionë me rezultat 3-1.

Sipas gjermanit skuadra e tij nuk ka bërë asgjë sonte që ta fitojë ndeshje, por ai mbetet me shpresë për ndeshjen kthyese.

“Ne nuk e bëmë këtë sonte, sidomos në pjesën e parë. Ne thjeshtë nuk kemi luajtur mjaftueshëm futboll të mirë për t’i shkaktuar Real Madridit më shumë probleme”.

“E kemi bërë shumë të lehtë për madrilenët. Këto gabime ndodhin”.

“Nuk kemi merituar shumë më tepër, por ai gol dhe pjesa e dytë ishte në rregull. Na mban në jetë”, ka thënë Klopp.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu