Klopp: Haaland te Liverpool? Më pëlqen, por nuk ia kam numrin e celularit

Erling Haaland është bërë shpejt një nga sulmuesit më të mirë ën qarkullim dhe qëndrimi i tij te Borussia Dortmund nuk do zgjasë shumë në një situatë kush shumë klube janë gati të derdhin miliona për të.

Liverpool nuk e ka një qendërsulmues të nivelit të tillë dhe nuk mund të mos mendojë transferimin e norvegjezit. Megjithatë, Jurgen Klopp, trajneri i të kuqve, i pyetur në lidhje me një lëvizje të Haaland, u mundua të shuajë zërat kur u shpreh se nuk ia ka numrin e celularit sulmuesit.

Interes për Haaland? Nuk e kam të regjistruar numrin e tij. Ai është lojtar shumë interesant, më pëlqen energjia që ai tregon në fushë. Shumica e klubeve po e ndjekin situatën e tij”, u shpreh Klopp.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu