Klopp i zëmëruar me arbitrat në barazimin me Tottenham

Jurgen Klopp ishte shumë i zemëruar si gjatë ndeshjes kur edhe u ndëshkua me të verdhë nga arbitri, por edhe pas ndeshjes kur pretendoi se i është bërë e padrejtë në dy raste lojtarëve të tij. Klopp nuk e kurseu aspak gjyqtarin kryesor Paul Tierney.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur pas barazimit 2-2 ndaj Tottenham Hotspur, ku sipas tij Reds janë dëmtuar nga vendimet e gjyqtarit.

Do të duhej që Harrry Kane të ndëshkohej me të kuq e jo Andrew Robertson pas një ndërhyrje fort të rrezikshme. Një penallti poashtu nuk ju akordua The Reds. Ka mjaft komentues sportiv që pajtohen me qëndrimet e Klopp.

Gjermani tha se fillimisht sulmuesit të Spurs, Harry Kane, duhet ti jepej karton i kuq për ndërhyrjen në Andrew Robertson. Por, ky nuk ishte shqetësimi i vetëm i Klopp, pasi sipas tij ndërhyrja në Diogo Jottan ishe për penallti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu