Klopp jep lajmin e hidhur: Pas Liverpoolit, një vit pushim

Përvoja në krye të një skuadre të madhe si Liverpooli është shumë stresuese dhe e lodhshme. Të tillë po e ndien edhe trajneri gjerman, Jurgen Klopp, i cili ka konfirmuar se do të bëjë një vit pushim pasi të mbyllë kontratën me The Reds.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë kontrata e tij e fundit në futboll, teksa shprehet se mund të mos kthehet më në një stol pasi të mbarojë epoka e tij në “Anfield”.

“Do të marr një vit pushim dhe të pyes veten nëse më mungon futbolli. Nëse jo, atëherë do të jetë fundi i trajnerit Jurgen Klopp. Kur të mos jem më trajner, është një gjë që nuk do të më mungojë: tensioni brutal para ndeshjes”, u shpreh Klopp

Strategu gjerman është i lidhur deri në vitin 2024 me kampionët e saposhpallur të Premierligës, pasi nënshkroi kontratën e re dhjetorin e kaluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu