Klopp jep mendimin e tij për Superligën e Evropiane dhe përfshirjen e Liverpoolit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur lidhur me vendimin e klubit për t’u përfshirë në Superligën Evropiane.

Redsat janë një nga 12 klubet që janë pajtuar të bëhen pjesë e garës së re elitare, ndërsa strategu gjerman është pyetur për këtë çështje para ndeshjes ndaj Leeds Unitedit.

“Mendimi im nuk ka ndryshuar (që nga viti 2019). Kemi paksa informacion, jo mjaftueshëm dhe është vështirë. Njerëzit nuk janë të lumtur për këtë, e kuptoj”.

Në vitin 2019, Klopp i kishte thënë gazetës gjermane Kicker: “Shpresoj që kjo Superliga të mos ndodhë kurrë. Padyshim, është e rëndësishme (në aspektin financiar), por pse duhet te krijojmë një sistem ku Liverpooli luan kundër Real Madridit për 10 vite rresht? Kush do të dëshironte ta shikojë këtë secilin vit?”.

“Ne nuk kemi qenë të përfshirë në këto procese, as si trajner as si lojtarë. Nuk kam ndonjë kundërshtim me Ligën e Kampionëve. Më pëlqen fakti se West Hami mund të luajë në Ligën e Kampionëve në vitin e ardhshëm. Më pëlqen që ata e kanë një mundësi të tillë”.

“Pjesa më e rëndësishme e një klubi të futbollit janë tifozët dhe skuadra. Asgjë nuk mund të hyjë ndërmjet kësaj. Lojtarët nuk kanë bërë asgjë gabim. Duam të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm”.

“E kuptoj (hidhërimin e tifozëve). Nuk e di saktësisht pse e kanë bërë këto 12 klube. E vetmja gjë që nuk e kuptoj është konkurrenca. Nuk më pëlqen nëse nuk jemi në Ligën e Kampionëve, por duhet të jemi nëse e meritojmë”, ka deklaruar Klopp.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu