Koalicionet, Mickoski: Po bisedojmë me të gjithë partitë, Besa të jetë e kujdesshme Zaev një herë i gënjeu

Kreu i VMRO-së, Hristian Mickoski tha se VMRO-ja është dhe do të mbetet partia e vetme maqedonase që ka mbrojtur dhe do të vazhdojë t’i mbrojë interesat e qytetarëve po edhe shteteve, raporton TV21.

Ai tha se nga Zaev pritet të flet gjithçka para 12 prillit. Mickoski tha se kjo për VMRO-në nuk është për tu habitur.

Mickoski tha se po bisedohet me të gjitha partitë, qofshin edhe ato shqiptare. Mickoski tha se Lëvizja Besa duhet të jetë e kujdesshme kur bisedon me LSDM-në sepse sipas tij, Zaev njëher e ka gënjyer Besën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu