Koalicioni fshehtë BESA-VMRO-DPMNE si po afrohet data e votimi aq më tepër po dalin në shesh kombinatorikat dhe marrëveshjet mes tyre.
Përveç se Besa mbështetë Koce Trajanovskin ata nëpërmjet kandidates të tyre po i japin mbështetje edhe Johan Tarçullovskit, personit i cili është gjykuar për krime lufte ndaj shqiptarëve në konfliktin e vitit 2001 nga tribunali i Hagës.
Rast i fundit është edhe pjesmarrja e përbashkët e dy kandidatëve të BESËS dhe VMRO-DPMNE-së Nafie Sellmani dhe Koce Trajanovski nëpër ngjarje të njejta. Ndoshta me këtë fotografi Lëvizja Besa dëshiron ta zyrtaritojë mbështetjen për partnerin e tyre të koalicionit apo me këto pamje u dërgon mesazh opinionit për zyrtarizimin e koalicionit BESA-VMRO.
Në foto shihen Koce Trajanovski dhe Nafie Selmani, apo ndoshta kandidatja e Besës në këtë ngjarje është në cilësinë e mbulimit të ngjarjes si këshilltare e Trajanovskit./ain-online