Koçiançiç: Maqedonia jashtë BE-së nëse nuk realizon Marrëveshjen e Përzhinos

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç, ka përsëritur sot se Marrëveshja e Përzhinos dhe reformat urgjente, janë kushti për rrugën e Maqedonisë drejt BE-së.

E pyetur në lidhje me deklaratat e kreut të LSDM-së Zoran Zaevit, sipas të cilit, përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini i ka premtuar se do fillojnë negociatat për anëtarësimin në BE me kusht formimin e Qeverisë së re, Koçijançiç ka thënë se nuk ka dëshirë që të komentojnë deklaratat e tilla dhe se rekomandimi për Maqedoninë mbetet i kushtëzuar.

“Siç e dini, ne nuk komentojmë komente. Por, ju jeni të paralajmëruar se rekomandimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë është i kushtëzuar me implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat urgjente prioritare.

Për hapjen e negociatave, kur do të përmbushën këto kushte do të vendos Këshilli i BE-së”, ka thënë në një konferencën për shtyp, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu