Kocias: Grekët do ta pranojnë Marrëveshjen

Ish ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias u shpreh i bindur se kur Marrëveshja e Prespës të finalizohet vetëm një pjesë e vogël e shoqërisë greke do ta kundërshtojë atë. Ai sqaroi se sipas marrëveshjes shtetësia e qytetarëve përcaktohet si “Maqedonase/shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe jo maqedono-verior për shkak se është e pamundur t’i imponohet dikujt se si të vetë-quhet.

Ata vetveten e kanë quajtur “Maqedonas” tashmë 120 vjet. Pse quhen maqedonas? Nuk them se është mirë kjo që e bëjnë, por tregoj pse. Morën një pjesë të territorit të Maqedonisë që iu dha përmes Marrëveshjes së Bukureshtit në vitin 1913, sipas së cilës, ne morëm Maqedoninë greke dhe ata u identifikuan në mënyrë gjeografike me këtë rajon dhe u quajtën maqedonas. Edhe me marrëveshjen më të mirë në botë nuk mund t’ia imponosh dikujt se si do të vetë-quhet në komunikimin privat”- theksoi Nikos Kocias, ish Ministër i Jashtëm i Greqisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu