Kocijançiç komenton zgjedhjet lokale

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, nëpërmjet një deklarate ka vlerësuar zhvillimin e të dy raundeve të zgjedhjeve lokale në Maqedoni.

Sipas saj, zgjedhjet që u mbikqyrën edhe nga misioni i OSBE/ODIHR, ishin konkurruese dhe të zhvilluara në një mjedis ku janë respektuar liritë themelore, ndonëse janë identifikuara disa mangësi.

Të gjitha palët duhet t’u përmbahen porosive të bëra nga vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it, të cilat do t’ua mundësojnë institucioneve përkatëse t’i përmirësojnë kapicitetet e tyre përpara ciklit të ardhshëm zgjedhor. Bashkimi Evropian është i gatshëm të ofrojë ndihmën e tij në këtë drejtim” thuhet në deklaratën e Kocijançiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu