Koeman: Coutinho është lojtar i shkëlqyeshëm, mbështetem tek ai

Trajneri i Barcelonës, Ronaldo Koeman ka folur fjalë të mëdha për brazilianin Philippe Coutinho, i cili është në planet e tij për këtë sezon.

Coutinho fillimisht përfolej se do të largohej nga Camp Nou, por tani i është ofruar shpresa se ai ende mund të ketë një të ardhme te Barcelona.

Është vet trajneri Koeman, i cili e ka cilësuar si lojtar të shkëlqyeshëm dhe se mbështetet tek ai.

“Philippe është jashtë sepse mendoj se atij i duhet edhe një javë për t’u stërvitur me grupin para se të thirret”, ka thënë fillimisht Koeman për gazetarët.

“Unë vërtet mbështetem tek ai sepse ai është një lojtar i shkëlqyeshëm. Ai mund të jetë i rëndësishëm për Barçën”.

“Ai filloi të luante vitin e kaluar, pastaj kishte një dëmtim. Unë me të vërtetë mbështetem te Coutinho për këtë sezon”.

“Coutinho mund të luajë në pozicione të ndryshme. Ai mund të luajë nga krahu i majtë, i djathtë dhe në qendër”.

“Ne kemi humbur gola me largimin e Messit dhe duhet t’i kërkojmë tek lojtarët e tjerë. Philippe është njëri prej tyre”, përfundoi holandezi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu