Koka i kundërvihet Bushatit: Ke kastravecë në Shqipëri e shkon për banane në Brazil

Leonard Koka ia ka kthyer me të njëjtën monedhë ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili foli për herë të parë për SMS-të e shkëmbyer mes tyre në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës.

“Nuk ia vlen për t’i dhënë përgjigje një njeriu si ky që shkon deri në Brazil për të provuar banane braziliane kur ka kastravecë në Shqipëri sa të duash”, është shprehur Koka për “Panorama”.

Bushati dhe Koka shperthyen me fyerjet në shkëmbimin e mesazheve në WhatsApp lidhur me konsullatën shqiptare në Milano. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu