Kolegu maqedonas e kërcënon shqiptarin nga Manastiri, sepse bëri shqiponjën me Selën

Engin Fejzullovski nga Manastiri është përballur me kërcënim të rëndë nga një koleg i tij i punës në Kombinatin Elektro Energjetik “Manastir” (REK Bitola).

Ai në rrëfimin për agjencinë e lajmeve INA thotë se kolegu i tij e kishte kërcënuar dhe sharë në baza nacionale vetëm pse ishte me një foto me kryetarin e ASH-së dhe kishin bërë simbolin e shqiponjës dykrenare.

“Kishte parë fotografinë time në facebook me kreun e ASH-së. Unë jam simpatizant i kësaj partie. Dhe filloi të më shaj në baza nacionale, të më shaj simbolin kombëtar, duke më thënë se do të gjejë ajo që e gjeti Ziadin Selën. Unë nuk heshta ndaj kësaj dhe reagova. Ai është një aktivist i VMRO-së dhe nuk ndalej me këto veprime. Jam i detyruar që përmes jush si media ta alarmojë rastin dhe të dënojë publikisht veprimet e tilla”, thotë për INA, Engin Fejzullovski.

Ai thekson se për këtë rast ka informuar edhe strukturat e tij partiake, për të reaguar, sepse siç thotë sjelljet e tilla janë të turpshme dhe me gjuhë urrejtëse, që nuk duhet të tolerohen. Engini shpjegon se jeton në një mjedis të banuar kryesisht me fqinj maqedonas, por kurrë nuk ka pasur ndonjë rast të kësaj natyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu